Ukrainasi fitimtar, Usyk mbron titullin e kampionit

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka mbrojtur titullin e kampionit.

Ai e mposhti holandezin, Rico Verhoeven pas një beteje të gjatë që zgjati 11 raunde.

Lufta u zhvillua në Giza të Egjiptit, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi për ta ndalur në raundin e 11-të mori kritika, veçanërisht nga kampi i Verhoevenit që protestuan vendimin së bashku me boksierin, por që ai në fund e respektoi atë.

Kështu, Usyk me fitoren e mbrëmshme zgjat rekordin e tij në 25-0 duke vazhduar kështu pa asnjë humbje.

Latest news
Related news