Uldedaj më 30 maj mbron titullin kampion bote në Wembley, transmetohet në Klan Kosova nga 23:30

Kampioni i Botës në IBO, Jurgen Uldedaj, më 30 maj do të ketë punë të madhe.

Atij do t’i duhet të mbrojë këtë titull në OVO Arena Wembley të Londrës kundër rivalit amerikan, Muhsin Cason.

Uldedaj, i lindur në Lezhë, në këtë meç do të mbrojë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë.

Nga 22 ballafaqime që ka zhvilluar, tigri shqiptar numëron vetëm një disfatë, teksa tetë prej 21 triumfeve i ka me nokaut.

Meçi do të transmetohet direkt në Klan Kosova nga ora 23:30. /Klankosova.tv

Latest news
Related news