Diva e estradës, Adelina Ismaili, e ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Ajo ka postuar një video në Instagram e cila shfaq tri fotografi të saj me Rugovën, të realizuara shumë vjet më parë.
Videos, këngëtarja ia ka vendosur këngën e saj të njohur dedikuar Rugovës “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.
“I përjetshëm kujtimi për ty President i popullit, nga populli dhe për popullin”, ka shkruar Ismaili, njofton Klankosova.tv.
View this post on Instagram
The post “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, Adelina Ismaili përkujton presidentin appeared first on Klan Kosova.



