Një termocentral bërthamor ishte ndër objektivat e një sulmi masiv me dron ukrainas kundër objekteve ruse të naftës dhe energjisë, raportuan të mërkurën zyrtarët dhe mediat ruse.
Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan një dron që përpiqej të godiste një objekt të energjisë bërthamore në rajonin perëndimor të Smolensk në kufi me Bjellorusinë, tha guvernatori Vasily Anokhin në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Termocentrali Bërthamor i Smolenskut, termocentrali më i madh i prodhimit të energjisë në veriperëndim të Rusisë, po punonte normalisht, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar shërbimin për shtyp të termocentralit.
The post Valët e dronëve ukrainas synojnë objektivat ruse të naftës dhe energjisë appeared first on Klan Kosova.



