Vanesa Sono flet për herë të parë për ndarjen nga Indri: Ishte vendim… (VIDEO) 

Këngëtarja Vanesa Sono, e cila u bë e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në spektaklin televiziv “Ferma VIP”, ka folur për herë të parë rreth raportit të saj me Indrin dhe mënyrës se si përfundoi kjo histori.

Në një intervistë për emisionin “Prive” në Klan Kosova, ajo rrëfeu pa rezerva për lidhjen e tyre, duke treguar nëse gjithçka që publiku pa ishte reale, si e përjetoi ajo eksperiencën brenda fermës dhe çfarë nuk u transmetua para kamerave.

Vanesa theksoi se gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e formatit ka qenë e sinqertë në ndjenjat dhe deklaratat e saj.

“Për sa kohë kam qenë brenda, kam qenë e sinqertë dhe çdo gjë që kam folur ka qenë e sinqertë. Edhe pas daljes sime vazhdoj të mendoj të njëjtat gjëra, por ishte vendimi i tij ta mbyllte historinë, në mënyrën se si e mbylli”, tha ajo.

Latest news
Related news