Vini për Mbappenë: Njeri i mirë, shpresoj të fitojmë trofe bashkë

Vinicius Junior e ka quajtur Kylian Mbappenë njeri të mirë, dhe shpreson që të fitojë trofe me të te Real Madridi.

Vini madje shtoi se i dërgonte atij mesazhe që t’i bashkohej te Reali sa ishte te Paris Saint-Germaini.

“Kylian Mbappe ka një imazh tjetër në Brazil për shkak të asaj që kishte ndodhur mes tij dhe Neymarit, por Kyliani është person i mirë. Sa herë që kemi mundësi, rrimë bashkë jashtë fushës dhe bëjmë gjëra miqsh. Ai është gjithashtu shumë i afërt me Eduardo Camavingan, i cili ka qenë gjithmonë një nga miqtë e mi më të mirë”, ka thënë Viniciusi.

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Mbappe. I kam dërguar gjithmonë shumë mesazhe për ta bindur të vinte te Real Madridi”.

“Ende nuk kemi arritur të luajmë bashkë ashtu siç kemi dashur, apo të fitojmë trofetë që tifozët duan, por shumë shpejt do ta ndryshojmë këtë situatë.”

“Por po, ai ka qenë gjithmonë një person shumë i mirë dhe më ka mbështetur gjithmonë. Në intervista, në ndeshje dhe kudo tjetër”.

Latest news
Related news