Ish presidentja e Kosovës, njëherit kandidate për presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka dhënë një fjalim të fuqishëm në Klinë duke dhënë një mesazh për vajzat e reja.
Osmani tha se vajzat dhe gratë duhet të jenë ato që kanë ambicie të mëdha dhe të marrin vendin e merituar në shoqëri me punë, dinjitet dhe guxim, raporton KlanKosova.tv.
“Mos prisni kurrë që dikush t’iu jap vendin që ju takon, merreni atë vet, merreni me dije, merreni atë me punë, me shumë punë, merreni atë me integritet, merreni atë mbi të gjitha me guxim. Mos lejoni asnjëherë që një burrë t’iu thotë se ju nuk duhet të keni ambicie, sepse një burrë që thotë që një grua nuk duhet të ketë ambicie ai veç burrë nuk është. Prandaj, mos lejoni t’iu bind se ëndrrat tuaja janë shumë të mëdha, sepse çdo arritje e madhe ka filluar si një ëndërr e vogël që dikush pati guximin ta besojë. Pikërisht këtu qëndron fuqia jonë, ne jemi këtu jo sepse rruga jonë ka qenë e lehtë, por sepse kurrë nuk jemi dorëzuar, prandaj le të jetë e qartë, askush nuk mund ta ndal një popull që ecën përpara me fuqinë e grave të tij”, tha Osmani.



