Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur gjendjen e të plagosurit në rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë të Jugut, ku një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë, ndërsa një tjetër u lëndua.
Sipas konfirmimit nga drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i plagosuri pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e tij është stabilizuar.
Siç ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, Erduan Ibrahimi është personi që ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Shaban Ibrahimi, i cili fillimisht ishte trajtuar në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari për rastin është Arben Spasolli.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



