Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë fushatë të madhe në rrjete sociale, më saktësisht në shtëpinë e platformave online Meta.
Brenda 30 ditëve të fundit, pra nga data 28 dhjetor i vitit 2024 deri më 26 janar të 2025-së, kjo parti ka shpenzuar 7 mijë euro e 44 euro për fushatë në Meta.
Ndërkaq, në javën e fundit nga 20 janari deri më sot ka shpenzuar 2 mijë e 407 euro.
Pos kësaj, aktualisht i kanë 56 kampanja aktive në të gjithë platformat e Meta si në Facebook dhe Instagram, të cilat po shfaqen në të gjitha hapësirat e marketingut që i rezervon platforma Meta, si Feed dhe Story. VV-ja po përdorë një fushatë agresive në Meta në 24 orët e fundit.
The post VV-ja me fushatë agresive, 56 sponsorizime në Meta appeared first on Klan Kosova.






