Zelensky nënvizon vlerësimin e Ukrainës për mbështetjen e SHBA-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij tij për mbështetjen e SHBA-së.

Pak pasi u largua nga Mbretëria e Bashkuar, Zelensky shkroi në X, duke thënë se e kuptojnë rëndësinë e Amerikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi gjithashtu se “s’ka pasur ditë” që Ukraina nuk është ndjerë mirënjohëse.

Ai gjithashtu tha se ndihma nga partnerët ndërkombëtarë është edhe për sigurinë e tyre dhe është shprehur se “garancitë e sigurisë janë çelësi për paqe të qëndrueshme”.

The post Zelensky nënvizon vlerësimin e Ukrainës për mbështetjen e SHBA-së appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news