Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn gjatë një bisede telefonike nëse mund të godiste Moskën ose Shën Petersburgun.
Nga ana e tij Zelensky dyshohet se i është përgjigjur se një sulm i tillë do të ishte i mundur nëse ShBA do t’i jepte armët e nevojshme.
Kur u pyet nëse Zelensky duhet të synojë Moskën ose më thellë në Rusi, Trump u përgjigj duke thënë: “Jo, ai nuk duhet të synojë Moskën”.
Duke komentuar raportimin e FT më herët gjatë ditës, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, në një deklaratë për Neësëeek, akuzoi gazetën se “e ka nxjerrë bisedën jashtë kontekstit”.
“Presidenti Trump thjesht po bënte një pyetje. Ai po punon pa u lodhur për të ndaluar vdekjet dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ajo.
Raportimi i FT erdhi teksa Trump është afruar me Ukrainën duke premtuar se do të ofrojë edhe armë që vendi të mbrohet nga agresioni rus.



