Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimë, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre në zona të tjera përreth.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit./abcnews.al



