Zogaj: Shtatorja e Adem Jasharit s’duhet të vendoset në çdo qytet! (VIDEO)

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj ka deklaruar se shtatorja e heroit Adem Jashari, nuk duhet të jetë në çdo qytet të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai shtoi se këtë mendim e ndan edhe familja Jashari, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është mendim edhe i familjes Jashari, se shtatorja e Adem Jasharit nuk do duhej të ishte në të gjitha qytetet. Për mendimin tim personal, shtatorja e Adem Jasharit do duhej të ishte në Skenderaj, Prishtinë, Tiranë, Shkup, dhe jo në qytete të tjera”, tha Zogaj.

“Ndërtimi i këtyre shtatoreve në qytete të ndryshme ndoshta mund të jem i gabuar, po shpesh ka pasur individë që janë munduar përmes ndërtimit të shtatores së Adem Jasharit ta ngritin veten, apo të hyjnë në huj”, tha ai në Klan Kosova.

Latest news
Related news