Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka njoftuar për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe procesit të zgjerimit.
Costa ka shkruar në rrjetin “X” se gjatë kësaj jave do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka theksuar se kjo vizitë dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj rajonit, duke shtuar se edhe perspektiva e zgjerimit mbetet reale.
“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.”, shkroi ai.
Turneun ballkanik Costa e nis të hënën në Bosnje e Hercegovinë dhe e përfundon të enjten në Mal të Zi. Gjatë këtij rrugëtimi, ai do të ndalet edhe në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



