Zyrtare: Donyell Malen mbetet te AS Roma!

Klubi nga kryeqyteti italian AS Roma, ka aktivizuar klauzolën e blerjes së sulmuesit holandez nga Aston Villa, duke e transferuar përfundimisht në “Olimpico”. Malen ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.

Sulmuesi 27-vjeçar ishte transferuar në janar në formë huazimi, por paraqitjet fantastike me fanellën verdhekuqe bindën drejtuesit e Romës ta blejnë menjëherë kartonin e tij.

Ai realizoi 14 gola në vetëm 20 paraqitje, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në rikthimin e skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, marrëveshja kap vlerën e rreth 25 milionë eurove./Klankosova.tv

Latest news
Related news