Kosovarët do t’i drejtohen kutive të votimit më datën 7 qershor.
Kjo doli pas konsultimeve që i bëri ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësuesit e partive politike.
“Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.
Ndiqni kronikën në vazhdim:



