Sonte është nata finale e Champions League ku do të përballen Paris Saint-Germain dhe Arsenal.
Festa tanimë ka filluar ndërsa tifozë të shumtë kanë marrë rrugën për në Budapest për të shikuar finalen që zhvillohet në Puskas Arena nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.

E rrugën për në Hungari e mori edhe një tifoz nga Kosova, më saktësisht nga komuna e Gjakovës, me veturën e tij të dizajnuar special për skuadrën angleze, Arsenal.
Intervistë me tifozin nga Kosova ka paralajmëruar edhe Drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, i cili do të jetë prezent të stadium.
Shumë media të huaja, të cilat aktualisht gjenden në Budapest, kanë publikuar pamje të veturës së tifozit kosovar duke thënë se tanimë në rrugët e kryeqytetit të Hungarisë ka filluar festa.




