Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinës

Udhëheqësit evropianë sot, në fund të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, konfirmuan angazhimin e tyre për zgjerimin e BE-së dhe informuan Serbinë se progresi i saj drejt anëtarësimit varet nga zbatimi i reformave dhe harmonizimi me politikën e jashtme evropiane, që do të thotë se Beogradi duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinës.

Në samitin e sotëm, i cili kaloi pa miratuar një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e BE-së dhe shteteve anëtare të saj konfirmuan angazhimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Ata e theksuan edhe një herë Malin e Zi si një kandidat kryesor, i cili aspiron të bëhet anëtari i 28-të i unionit deri në vitin 2028, dhe i bënë thirrje Serbisë të reformojë dhe të përafrojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian.

Merz u tha gazetarëve në Tivat se Serbia duhet të vendosë qartë se ku e sheh të ardhmen e saj.

“Nuk është e mundur të ndiqet një politikë luhatjeje midis Rusisë, Kinës dhe Evropës”, ishte i qartë ai. /Klankosova.tv

Latest news
Related news