Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, qoftë kur janë në uniformë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Ferizaj, ku një polic u kërcënua seriozisht nga një 21-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Naim Beka”, atëherë kur njësia policore po kryente detyrat e saj në terren.
Bazuar në informacionet e para, gjatë bastisjes trupore, te një 21-vjeçar janë gjetur një thikë dhe rizlla, e cila përdoret për mbështjelljen e substancave narkotike.
Mirëpo, situata eskaloi gjatë shoqërimit të tij në veturën zyrtare, kur i riu filloi t’i shante, kërcënonte, madje edhe e kapi për rrobe një nga zyrtarët policorë.
Përballë kësaj sjelljeje, zyrtarët reaguan menjëherë duke e prangosur dhe shoqëruar me masa sigurie në stacionin policor. Gjatë procedurës, thika iu sekuestrua, ndërsa është përpiluar edhe vërtetim për sekuestrim të thikës dhe rizlles.
Ndaj tij, Prokuroria ka iniciuar rastin si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari do të përballet me procedura penale në përputhje me ligjin.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



