ATK ka njoftuar se 22.6 milionë të hyra ka pasur vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë.
Valentina Bytyqi-Sefa, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se këto statistika janë tregues të transparencës dhe reflektimit, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi duke arrit me mbajt një stabilitet, kemi rrit përmbushjen vullnetare, dhe në të njëjtën kohë kemi ndërru formën e trajtimit sa i përket bizneseve”, tha Bytyqi-Sefa në Klan Kosova.
“ATK-ja, gradualisht është duke ndërruar sistemin dhe qasjen ndaj tatimpaguesve. Kemi rrit masat”, shtoi ndër të tjera ajo.



