Katër persona kanë vdekur në Turqi pas rrotullimit të autobusit në një greminë në Gazipasha. Sipas raportimit të mediave turke, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Dogança në autostradën Bingol-Diyarbakir.
Tri nga viktimat vdiqën nën autobus, ndërkaq një ka vdekur në spitalin shtetëror të Gençit.
Guvernatori i Bingolit, Ahmet Hamdi Usta, ka thënë se autobusi i cili po udhëtonte nga Siraku për në Erzurum, nuk mundi të kthehej në një kthesë të fortë dhe doli jashtë kontrollit si pasojë e akullit dhe ra në një gropë.
U bë e ditur se në autobus ishin 44 persona duke përfshirë dhe stafin e autobusit. 24 të lënduar të tjerë janë dërguar në spitalin e njëjtë, dhe 8 të tjerë në spitalin e shtetëror të Bingölit. Po ashtu ai shtoi se ekipet po përpiqen të largojnë autobusin dhe të shpëtojnë të lënduar të tjerë.



