Pas një vrasjeje në Thannhausen në rrethin Günzburg, policia ka arrestuar bashkëshortin 54-vjeçar. Ai dyshohet se e mbyti gruan e tij në shtëpi mëngjesin e së mërkurës.
Policia gjermane e ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet për vrasjen e gruas së tij në në Thannhausen, në rrethin e Günzburgut.
Sipas mediave gjermane, i njëjti dyshohet se e ka vrarë gruan e tij mëngjesin e së mërkurës. Menjëherë pas vrasjes, 54-vjeçari dyshohet se ka telefonuar djalin e tij. Ai dyshohet se i ka rrëfyer se kishte vrarë nënën e djalit të tij. Më pas i biri ka njoftuar policinë, e cila ka çuar disa makina patrullimi në banesën e çiftit në Thannhausen.
Policia gjeti trupin në dhomën e ndenjes në Thannhausen
Burri u arrestua pa rezistencë jashtë shtëpisë. Oficerët gjetën trupin e 55-vjeçarit në dhomën e ndenjjes. Nuk janë dhënë ende detaje rreth motivit të vrasjes, tha policia të enjten.
Departamenti i Hetimeve Kriminale të Memmingen ka marrë përsipër hetimin. Të enjten pasdite i dyshuari është sjellë para gjykatësit hetues dhe është dërguar në institucionin korrektues.
Për këtë rast, Gazeta Reporti ka deklaruar se me anë të burimeve të saja ka mësuar se çiftinë fjalë janë me prejardhje nga Kosova, nga qyteti i Rahovecit. Sipas Reporterit, inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N, ndërsa të viktimës L.N. /Klankosova.tv
The post 54-vjeçari e vret gruan e tij në Thannhausen të Gjermanisë, Reporteri shkruan se janë nga Rahoveci appeared first on Klan Kosova.



