9-vjeçari nga Kosova mahnit me njohuritë në programim – ka edhe shumë talente të tjera (VIDEO)

Ardian Krasniqi, vetëm 9 vjeç, ka tërhequr vëmendjen me aftësitë dhe interesimin e tij për teknologjinë dhe programimin.

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tregoi se përveç kodimit, merret edhe me aktivitete të tjera artistike dhe sportive.

Vogëlushi tha se ndjek kurse të programimit, këndimit dhe futbollit, megjithatë ëndrra e tij kryesore mbetet profesioni i mjekut.

“Unë mësoj në kursin e programimit, të këndimit dhe të futbollit. Kur të rritem dëshiroj të bëhem doktor. Edhe këto do t’i bëj, por edhe doktor”, tha ai./Klankosova.tv

 

Latest news
Related news