Abdixhiku: Si djalë, bashkëshort dhe baba, e kam mision ta avancoj rolin e gruas në Kosovë (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar lidhjen e veçantë që ka me dy vajzat e tij, Erën dhe Rozin.

Në një intervistë për emisionin “Weekend”, ai tha se raporti me vajzat e tij është i përjetshëm e i pandryshueshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Raportet  me vajzat janë të paprekshme, deri të vjen nëna me nivelin ma të lartë të seriozitetit. Kur nxehen punët, zgjedhin gjithmonë nënën. Kanë të drejtë”.

“Kush ka vajza, botën ka. Janë të dashura. Era më sheh në sy, e vëren nëse jam në disponim apo jo. Është një relacion shumë i veçantë mes babait dhe vajzave, dhe është i përjetshëm e i pandryshueshëm”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se e ka mision të tij se si djalë i një nëne, bashkëshort i një gruaje, dhe baba i dy vajzave, ta avancojë rolin e gruas në Kosovë.

“Po rritemi në një shoqëri ku gratë dhe vajzat duhet të kenë të drejta shumë të mëdha, djali i një nëne, bashkëshorti i një gruaje, dhe babai i dy vajzave e kam mision personal të avancojë rolin e vajzave dhe grave në Kosovë. Jo të bëhen gjërat e palogjikshme, po të kenë mendim kritik dhe pavarësinë ta kenë çdo vajzë në Kosovë”, tha Abdixhiku.

The post Abdixhiku: Si djalë, bashkëshort dhe baba, e kam mision ta avancoj rolin e gruas në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news