Gjigantët e Premier League në garë për Tonalin

Mesfushori italian, Sandro Tonali është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos verore.

Sipas raportimeve në mediat britanike, si Arsenali ashtu edhe Manchester City po monitorojnë nga afër situatën e yllit të Newcastle United, transmeton Klankosova.tv.

Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë mesfushorin 26-vjeçar dhe i ka vendosur një çmim prej rreth 100 milionë eurosh. Arsenal e sheh Tonalin si përforcim ideal për mesfushën, ndërsa Manchester City është gati të hyjë fuqishëm në garë për nënshkrimin e italianit.

Tonali ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, por interesimi i dy gjigantëve të Premier League mund ta shndërrojë atë në një nga transferimet më të mëdha të verës.

Latest news
Related news