Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, të enjten rreth orës 11:30 është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.
Sipas ankuesit, persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur arkën ku ishin të vendosura para.
Shuma e parave të vjedhura nuk dihet.
Rasti është raportuar tek organet e rendit dhe është duke u hetuar. /Klankosova.tv



