Qeveria në Shqipëri ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet.
Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave, shkruan A2CNN, transmeton Klan.
“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj.



