Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hyrë në fazën përmbyllëse të rinumërimit të mbetur në disa vendvotime.
Sipas të dhënave të fundit, tashmë janë bërë të ditura edhe ndarjet përfundimtare të mandateve për partitë kryesore, duke përfshirë listat e kandidatëve më të votuar dhe atyre që kanë siguruar më pak vota brenda subjekteve të tyre politike.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pritet të ketë 53 ulëse në Kuvend, më i votuari rezulton lideri i partisë, Albin Kurti, me 324 mijë e 329 vota, ndërsa në fund të listës që siguron mandat është Fjolla Ujkani me 15 mijë e 115 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, që pritet të përfaqësohet me 22 deputetë, në krye të listës është kryetari Bedri Hamza me 126 mijë e 942 vota, ndërsa vendin e fundit të fituesve e mban Ariana Shoshi Musliu me 18 mijë e 620 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 18 ulëse në Kuvend, ku listën e votave e kryeson Vjosa Osmani me 92 mijë e 235 vota, ndërsa deputeti i fundit i zgjedhur nga kjo parti është Paris Guri me 16 mijë e 263 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë 7 deputetë, ku më i votuari është Ardian Gjini me 44 mijë e 782 vota, ndërsa në fund të listës së fituesve renditet Teuta Haxhiu me 9 mijë e 858 vota.
Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave pritet të përmbyllet plotësisht pas përfundimit të rinumërimit të mbetur, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen nga KQZ në ditët në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



