Hamza takohet me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim, Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Latest news
Related news