Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj disa shoferëve janë ndërmarrë veprime ligjore pasi janë hasur duke kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut më 13.06.2026, transmeton Klankosova.tv.

Në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, policia ka identifikuar dy kundërvajtës që po zhvillonin gara shpejtësie.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba individuale në vlerë prej 500 euro, si dhe nga 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje 12 muaj.

Ndërkohë, një tjetër shofer është ndëshkuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 116 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 40 km/h.

Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar gjobë prej 400 eurosh, 4 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 9 muajsh.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve të shkaktuara nga shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të komunikacion

Latest news
Related news