Mourinho “çmendet” pas yllit të Dortmundit

Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron me ngulm transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, për të shtuar forcë dhe fizik në mesfushë.

Mourinho e sheh 25-vjeçarin si profilin ideal, por operacioni mbetet tejet i vështirë për shkak të çmimit të lartë, transmeton Klankosova.tv.

Dortmundi ka vendosur një barrierë prej 120 milionë eurosh për gjermanin që ka kontratë deri në vitin 2030.

Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare për një lojtar që nuk e konsideron prioritet absolut, andaj Real Madridi po mendon të presë vitin 2027, kur lojtarit i aktivizohet një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh.

Latest news
Related news