Zyrtare: Bersant Celina bëhet me skuadër të re

​Një tjetër lëvizje e madhe nga merkatoja e futbollistëve kosovarë. Sulmuesi anësor, Bersant Celina, ka mbyllur marrëveshjen për t’u transferuar në Al Ettifaq, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite (Saudi Pro League). ​

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se Celina ka firmosur një kontratë trevjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka është vulosur përfundimisht gjatë ditës së sotme.

Latest news
Related news