Plagosje me thikë në Tiranë, autori në kërkim

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si D.A.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, në rrugën “Hodo Beg”, shkruan abcnews.al, raporton klankosova.tv.

Mësohet se viktima është konfliktuar verbalisht me E.J, i cili në debat e sipër e plagos atë me thikë. Viktima ndodhet jashtë rreziku për jetën, kurse E.J është shpallur në kërkim nga policia.

Latest news
Related news