Liverpooli nuk heq dorë nga Yan Diomande, pasi oferta e parë prej 100 milionë eurosh u refuzua nga RB Leipzigu, klubi anglez po përgatit një propozim të ri për talentin 19-vjeçar.
Sipas Sky Sport DE, Diomande ka dhënë dritën jeshile për kalimin në Premier League duke u dakorduar edhe kushtet personale, transmeton Klankosova.tb.
Liverpooli beson se anësori i Bregut të Fildishtë do të jetë një nga përforcimet kryesore për skuadrën e Andoni Iraolës në sezonin e ri.



