Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.
Sipas aktakuzës, njëri nga të pandehurit, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë, dyshohet se gjatë viteve 2020–2021 ka tejkaluar kompetencat duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit dhe duke nënshkruar dhjetëra kontrata pune pa konkurs publik.
Veprimet e tij dyshohet se kanë shkaktuar dëm financiar në buxhetin e ndërmarrjes mbi 114 mijë euro.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër akuzohet se ka kërkuar dhe pranuar shuma parash nga qytetarë, duke premtuar ndikim të kundërligjshëm për sigurimin e vendeve të punës në kompani.
Prokuroria ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



