Pas Anthony Gordon, Barcelona afër transferimit të radhës

Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të mbrojtësit 19-vjeçar të Racing Santander, Jorge Salinas.

Drejtori sportiv Deco po nxiton ta mbyllë marrëveshjen përpara 30 qershorit, pasi nga 1 korriku klauzola e lojtarit dyfishohet nga 8 në 16 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

Salinas shkëlqeu këtë sezon duke ndihmuar Racingun të ngjitet në LaLiga me 7 asistime në 33 ndeshje.

Ai luan si mbrojtës i majtë dhe qendror, një profil ky që pëlqehet shumë nga trajneri Hansi Flick.

Barcelona po tenton të ulë çmimin e kartonit duke përfshirë në marrëveshje huazimin e ndonjë talenti nga akademia, teksa plani është që Salinas ta kryejë parasezonin me ekipin e parë./ Klankosova.tv

Latest news
Related news