Një mëngjes i zakonshëm për një prind në Prishtinë përfundoi me kallëzim në Polici, trajtim mjekësor dhe arrestimin e një të moshuari.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Besëlidhja”, ku një 36-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga fqinji i tij.
Sipas denoncimit, G. Gjonbalaj (36-vjeçar) ishte duke e dërguar vajzën në çerdhe kur B. Mirashi (69-vjeçar) iu afrua dhe dyshohet se e kapi për fyti për disa sekonda.
Ankuesi ka arritur të largohet nga situata, por sipas deklarimit të tij, ngjarja nuk përfundoi me kaq.
Pasi e dërgoi vajzën në çerdhe, ai pretendon se i dyshuari vazhdoi ta ndjekë dhe ta shqetësojë me fjalë. Për këto pretendime, ai ka dorëzuar edhe një video-incizim si dëshmi para Policisë.
Pas rastit, ankuesi ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në pjesën e qafës.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas procedurave policore, Bedredin Mirashi është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.
Dyshohet se e sulmoi para se vajza e vogël të hynte në çerdhe. Rasti përfundoi në Polici, me raport mjekësor, video-incizim dhe masë ndalimi për të dyshuarin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



