Prishtina këtë fundjavë do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore dhe muzikore, në kuadër të manifestimit “N’ritëm të Prishtinës”, i cili i dedikohet Ditës Botërore të Muzikës.
Në lidhje me këtë aktivitet ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, drejtori i Komunës së Prishtinës, Isah Mustafa.
Ai tha se këtë vit është synuar që aktiviteti të mos kufizohet vetëm në një lokacion, por të shtrihet në pothuajse të gjitha lagjet e kryeqytetit.
“Zakonisht është manifestu me një aktivitet në shesh. Ideja ime ka qenë me e shpërnda këtë aktivitet në pothuajse të gjitha lagjet e Prishtinës, por përveç kësaj jemi mundu me ba edhe aktivitete shtesë, për me e ba më interesant për njerëzit e lagjeve”, tha ai.
Sipas tij, nga mëngjesi i së dielës në Prishtinë do të zhvillohen aktivitete të shumta muzikore dhe kulturore në kuadër të këtij manifestimi.
Ndiqni detajet e plota:



