Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim një ditë më parë për të shfuqizuar emërtimin e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, për çka ka nxitur reagime të shumta të partive opozitare shqiptare.
Në lidhje me këtë ka folur historiani Azdren Shala në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ai tha se ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë tendenca asimiluese.
“Mendoj që kjo nuk është e paqëllimshme. Kjo mbulesa ose alibia e burokracive dhe paqartësisë ligjore, për mua është alibi… Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut qartazi janë më të ekspozuar ndaj çdo tendence asimiluese, sidomos këto dy-tri vitet e fundit”, tha Shala.



