SC Gjilani ka prezantuar Blerim Bunjakun si asistentin e parë të stafit teknik, duke i besuar një rol të rëndësishëm në projektin për sezonin e ri.
Emërimi i tij u zyrtarizua nga klubi këtë të premte. Bunjaku vjen me përvojë në futbollin kosovar, ku gjatë viteve të fundit ka qenë pjesë e disa shtabeve teknike.
Ai ka punuar si ndihmëstrajner te FC Prishtina, FC Malisheva, KF Llapi, Feronikeli ’74 dhe Liria, ndërsa më herët ka qenë edhe trajner i Illyria United dhe i ekipit U19 të Llapit.
Trajneri 31-vjeçar është i pajisur me licencën UEFA A.
Me angazhimin e Blerim Bunjakut, Gjilani synon të forcojë stafin teknik dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës./Klankosova.tv



