Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se pas pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se u ka premtuar qytetarëve se nuk do të shihen vetëm në zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.
“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi Turneun e Falënderimit. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje”.
“Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.
The post Abdixhiku thotë se pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit appeared first on Klan Kosova.



