Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është i domosdoshëm për normalizimin dhe stabilizimin e Republikës së Kosovës.
Haziri theksoi se LDK-ja, sipas tij, ka qenë gjithmonë një subjekt politik që ka inicuar procese të rëndësishme dhe ka kontribuar në realizimin e objektivave strategjike të vendit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, ka deklaruar Haziri.
Ai shtoi se vendi nuk mund të dalë nga kriza politike pa gatishmërinë për bashkëpunim nga partia e parë, duke theksuar se mungesa e dialogut politik vetëm thellon problemet institucionale.
Haziri ka bërë edhe krahasime mes partive politike, duke thënë se për të kuptuar proceset politike duhet pyetur PDK-ja, ndërsa për bashkëpunim institucional, sipas tij, shembull është AAK-ja.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë debatesh të vazhdueshme politike për formimin dhe stabilitetin e institucioneve të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



