Abonim falas në fitnes për të rinjtë, qeveria malteze merr vendimin interesant (VIDEO)

Qeveria e Maltës ka marrë vendim për të rinjtë e këtij vendi, abonimin falas për gjashtë muaj në fitnes si pjesë e buxhetit të 2026-ës.

Kjo masë është pjesë e paketës që synon një stil të jetesës më të mirë për të rinjtë e moshës 16-21 vjet, transmeton Klankosova.tv.

Gresa Hyseni, trajnere fitnesi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se do të ishte mirë që edhe Qeveria në Kosovë ta merrte një vendim të tillë.

Pos tjerash, ajo thotë se sa më herët që të rinjtë nisin ushtrimet, aq më larg sëmundjeve qëndrojnë.

Latest news
Related news