“Qoftë i përhershëm kujtimi për të” – Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Shaban Hajdari

Vdekja e policit të Njësisë së Reagimit Shpejtë Shaban Hajdarit, ka lënë të pikëlluar familjen por edhe kolegët.

Hajdari u gjet pa shenja jete te varrezat e fshatit Morinë në Kukës.

Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta, duke vlerësuar kontributin e të ndjerit dhe duke ofruar mbështetje për familjen, kolegët dhe të afërmit e tij.

Në telegramin e ngushëllimit, kjo sindikatë shpreh dhimbjen për humbjen e zyrtarit policor Shaban Hajdari, duke u solidarizuar me familjen e tij në këto momente të vështira.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje”, thuhet në telegramin e Sindikatës transmeton Klankosova.tv.

Në fund të mesazhit, Sindikata ka nderuar kujtimin e të ndjerit me fjalët: “Qoftë i përhershëm kujtimi për të.”

“Humbëm një polic të përkushtuar”, shoku i shkollës me dedikim prekës për Shaban Hajdarin

Latest news
Related news