Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në Vjenë të Austrisë me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili së fundmi e mori një ofertë të majme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, respektivisht nga klubi Al Wahda.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, shkroi ai në Facebook transmeton Klankosova.tv.
Ditëve të fundit, është raportuar se Foda mund të paguhet afro 3 milionë euro në vit nëse e pranon ofertën arabe.
The post Ademi takohet me Fodën: Bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares appeared first on Klan Kosova.



