Vendimi i Supremes për votat preferenciale krijon precedent të rrezikshëmSinjali

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme, e cila refuzoi ankesën e tij për rinumërimin e votave preferenciale.

Haxhiu ka thënë se e respekton Gjykatën Supreme si institucion, por nuk pajtohet me arsyetimin e vendimit. Sipas tij, gjatë shqyrtimit të ankesës nuk janë trajtuar prova të reja që lidhen me procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve.

Ai ka pretenduar se Raporti Zyrtar i Sekretariatit të KQZ-së ka evidentuar gabime në 38 komuna dhe ndryshim prej 10.71 për qind të votave të PDK-së në mostrat e rinumëruara.

Kandidati i PDK-së ka kundërshtuar vlerësimin se parregullsitë ishin të izoluara, duke thënë se ato janë shfaqur në secilën komunë ku është kryer rinumërimi.

Haxhiu ka akuzuar gjithashtu KQZ-në se nuk ia ka ofruar të gjitha të dhënat për ndryshimet e votave të secilit kandidat, duke pretenduar se kjo përbën shkelje të barazisë procedurale.

Ai ka bërë të ditur se diferenca mes tij dhe kandidatit të fundit që ka fituar mandat është 102 vota, duke vlerësuar se certifikimi i rezultateve në këto rrethana dëmton besimin në procesin zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news