Ajo që për javë të tëra ishte vetëm si spekulim, tashmë po merr formë zyrtare, Michel do të largohet nga Girona për të marrë drejtimin e gjigantit holandez, Ajax.
Sipas raportimeve të fundit në mediat evropiane, marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar pas përfundimit të sezonit.
Për Michel, kjo lëvizje shënon një hap gjigant në karrierë, duke marrë drejtimin e një klubi me traditë evropiane, ndërsa për Gironën mbetet sfida e vështirë për të gjetur një pasardhës që mban nivelin konkurrues të krijuar prej tij.



