Ajri i ndotur shkakton vdekje të parakohshme

Një studim i ri tregon se ajri i papastër është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Studimi “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit.

Studimi tregon se në vitin 2013 “mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive”, transmeton Klankosova.tv.

Kanceri i mushkërive, azma, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur. Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët pasi sistemi i tyre imunitar dhe mushkëritë nuk janë të zhvilluara plotësisht.

The post Ajri i ndotur shkakton vdekje të parakohshme appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news