Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të lënduar nisen drejt Spitalit të Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit janë dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës për trajtim të specializuar./TCh

Latest news
Related news