Disa persona janë plagosur në një aksident me taksi në qendrën tregtare Triangeln në qendër të Malmö-s.
Aksidenti ndodhi kur taksia doli në trotuar. Tre persona janë dërguar në spital me ambulancë.
Disa patrulla policie dhe gjashtë ambulanca u thirrën në Södra Förstadsgatan, menjëherë pas drekës dhe, sipas policisë, katër persona u plagosën. Përplasja ndodhi në një vendkalim për këmbësorë.
“Ishte skenë kaotike”, i thotë një dëshmitar Sydsvenskan.
Tre persona u dërguan në spital me ambulancë dhe ende nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve. Shoferi i taksisë është një nga të plagosurit, por ai nuk ka nevojë për kujdes mjekësor urgjent. Ndërsa ngjitej në trotuar, makina goditi një tabelë rrugore.
Policia ka ngritur kordone rreth vendit të ngjarjes dhe po merr në pyetje dëshmitarët e aksidentit.
“Makina do të sekuestrohet për ekzaminim teknik”, thotë zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson. Arsyeja pse makina goditi njerëzit është e paqartë. “Ende nuk e dimë arsyen për këtë”,tha ajo.



